Fjalë Kyçe

Veseli godet VV-në: Ata nuk takohen me kosovarët, por me ata që e mohuan masakrën e Reçakut

Veseli godet VV-në: Ata nuk takohen me kosovarët, por me ata që e mohuan masakrën e Reçakut

Ish-komandanti i UÇK’së, Kadri Veseli, ka deklaruar se zyrtarët kosovarë po takohen me zyrtarët serbë që po i mohojnë krimet e tyre të bëra në Kosovë.

Veseli duke folur për takimin në Tiranë të Xhelal Sveçlës, Arban Abrashit dhe Ardian Gjinit vetëm pak ditë pasi Marko Djuric e quajti masakrën e Reçakut, po e sheh si një problem dhe gabim të madh nga zyrtarëve kosovarë.

Ai tha se zyrtarët kosovarë takohen me ata serbë, kurse nuk takohen mes veti.

“Nuk është çështja te ajo se çfarë bën Vucici apo Djurici, por çfarë bëjmë ne. Në momentin kur ai e mohon Masakrën e Reçakut zyrtarët tonë takohen me Djuricin në Tiranë. Ironia e parë: Djurici e mohon masakrën, zyrtarët tonë takohen me të si pa të keq e me njëri-tjetrin nuk takohen as në Tiranë as në Beograd”, tha Veseli.

Vesli tha se nuk është problem se çfarë bën Vucici apo Djuric, por se shteti i Kosovës duhet t’i vë kriminelët serbë para drejtësisë për krimet që kanë bërë gjatë luftës.

“Ajo çfarë dua të them është se nuk është problemi çka bën Djuric dhe Vucic, ata në momentin kur jemi të pjekur dhe serioz dhe i vëmë para përgjegjësisë ata do ta ndjenë peshën e vet si shtet. Për faktin që krimet janë kryer në Kosovë nuk janë spontane dhe nuk janë kryer pa organizim dhe paramendim”, tha Veseli për Info Magazinë.

Kujtojmë se sot Veseli u pyet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë për tri orë, ai nuk e ka bërë të ditur se në çfarë cilësie është ftuar, si dëshmitar apo i dyshuar.