Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur për çështjen e Bashkimit Kombëtar.
“Unë jam shqiptar. Kam lindur dhe do të vdes shqiptar. Realiteti ynë historik dhe padrejtësitë na kanë ndarë në ca pjesë. Me sakrifica kemi arritur tek ky sukses me partnerët tanë. Pashë besën, ta ruajmë këtë”, tha Veseli në Klan Kosova.
“S’ka kush që e ndal vrullin e shqiptarëve për të ecur përpara. Por, me këta pseudopatriotë që e kanë marrë Bashkimin Kombëtar si matrapazllëk – jo që nuk ndodh bashkimi, por do të dëmtohet kombi”.
“Ta ruajmë këtë substancë që e kemi arritur”.
Veseli ka thënë se Kosova mendon edhe për shqiptarët jashtë saj.
“Kur flasim për Preshevën: nëse dikush më dhimbset më së shumti, janë ata njerëz të cilët kanë mbetur nën kthetrat e dikujt që po i abuzon. Ne mendojmë edhe për ata, por të shkojmë ngadalë edhe atje”.