Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatët për kryetarë të komunave veriore të Kosovës, kanë bashkëbiseduar me qytetarët shqiptarë për rëndësinë e daljes masovike të shqiptarëve në zgjedhjet e së dielës.
“Ka shumë rëndësi dalja e gjithë shqiptarëve në zgjedhje në komunat e veriut”, ka thënë ai.
“Duhet të dalin unik të gjithë në zgjedhje. Është mesazh dalja masovike e shqiptarëve në këto zgjedhje sepse tregon se shqiptarët janë aty dhe do të jenë gjithmonë në pronat e tyre”, është shprehur ai.
“Ne do të vazhdojmë projektet konkrete për të rindërtuar të gjitha shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga pronat e veta”, tha Veseli.