Messi mund ta humbasë ndeshjen e parë në La Liga, që Barcelona e zhvillon me Athletic Bilbaon me 16 gusht.
Lionel Messi u dëmtua të hënën në ditën e parë në stërvitje, pas kthimit nga pushimet verore. Ai pësoi tërheqje muskulore në pulpën e këmbës së djathtë, duke u detyruar të pushojë disa ditë.
Tani, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valvere, nuk beson se 32-vjeçari do t’ia dalë që të rikuperohet plotësisht për ndeshjen hapëse në La Liga, kundër Athletic Bilbaos me 16 gusht.
“Nuk e di se si është”, tha Valverde pas fitores 4-0 kundër Napolit në miqësoren që u zhvillua në Amerikë.
“Ai po vazhdon me procesin e rikuperimit dhe nuk e di nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në La Liga”, deklaroi valverde.
Barcelona dhe Bilbao do të hapin sezonin e ri në La Liga të premten e ardhshme, sfidë kjo që do të zhvillohet nga ora 21:00.