Kryeministri hungarez Viktor Orban lëshoi një dekret që ndalon hyrjen e të huajve në vend, me disa përjashtime, ndërkohë që do të mbyllen kufijtë e shtetit hungarez si pasojë e masave anti-Covid.
Ndalimi, i cili hyn sot në fuqi, u njoftua të premten e kaluar.
Përjashtimet zbatohen për zyrtarët qeveritarë që organizojnë ngjarje zyrtare, marrësit e shërbimeve mjekësore, studentë të huaj me një certifikatë studimi me kohë të plotë, shoferë kamioni gjatë rrugës për në shtëpi, mysafirë në tubime familjare si dasma dhe pjesëmarrës në ngjarje sportive, kulturore ose fetare.
Të gjithë ata që janë aprovuar të hyjnë në Hungari duhet të shkojnë në një karantinë dy-javore dhe të testohen dy herë negativisht për virusin koronar.
Një karantinë dy-javore është gjithashtu e detyrueshme për hungarezët që kthehen në vend nga jashtë.