Fjalë Kyçe

Vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohet një person

Vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, në kilometrin e pestë Veternik-Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, në kilometrin e pestë Veternik-Lipijan”.

“Në aksident është përfshirë një veturë (vetaksident), si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha për klankosova.