Fjalë Kyçe

Vetaksident në Buricë të Podujevës, katër persona të lënduar

Vetaksident në Buricë të Podujevës, katër persona të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në mesnatë në fshatin Buricë të Podujevës, nga i cili janë lënduar katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 00:30 në fshatin Buricë të Podujevës, ka ndodhë një vet aksident trafiku. Deri te vet aksidenti ka ardhur përderisa automjeti Golf –VI- me targë Kosove, ka qenë në lëvizje dhe për shkaqe ende të panjohura vozitësi ka humbë kontrollin mbi automjetin dhe ka devijuar nga rruga”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, si pasojë e këtij vet aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë.