Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.
Nga ky vetaksident ka mbetur i lënduar vozitësi i veturës, përcjell Klankosova.tv.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë.
“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftur se në rrugën “Zhujë Selmani”, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në në emergjencën e spitalit të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, u shpreh Gashi.