Ka shënuar ulje të madhe numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas raporteve nga klinikat COVID dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim janë vetëm 291 pacientë.
Prej tyre, 184 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë ku tetë prej tyre në gjendje të rënduar, 93 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 127 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 59 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 16 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë ku nëntë prej tyre janë në gjendje të rënduar, 91 pacientë të konfirmuar pozitivë dhe 90 pacientë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 33 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 34 pacientë
Spitali i Gjilanit, 25 pacientë
Spitali i Ferizajt, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë