Fjalë Kyçe

Vetëm 3 ditë para divorcit me bashkëshortin, aktorja turke jep lajmin e madh

Vetëm 3 ditë para divorcit me bashkëshortin, aktorja turke jep lajmin e madh

Aktorja shumë e dashur për publikun, e njohur nga rolet si “Bihter” dhe “Kosem”, Beren Saat po kalon një periudhë të vështirë pasi të enjten pritet t’i japë fund martesës 5-vjeçare me bashkëshortin e saj, Kenan Dogulu.

Mirëpo gjërat po ecin mirë për aktoren turke në aspektin profesional pasi Beren ka njoftuar nisjen e një superprojekti me “Netflix Turkey”.

“Shumë e lumtur që zyrtarisht filluam këtë projekt special”, është shprehur aktorja bashkangjitur fotos me aktorët e tjerë të njohur.

“Atiye” (Dhurata) do të quhet projekti i cili ka nisur të xhirohet në Gobeklitepe, afër Shanliurfas, në juglindje të Turqisë.

Mehmet Günsür, Metin Akdülger, Melisa Şenolsun, Başak Köklükaya, Civan Canova dhe Tim Seyfi do të jenë disa nga aktorët në role kryesore të këtij seriali.