Vazhdon avazi i njëjtë në Kosovë. Vetëm tre javë pas nisjes së kampionatit është shkarkuar trajneri i parë.
Bëhet fjalë për Bekim Shotatin, i cili kishte timonin e Vushtrrisë këtë sezon.
Vushtrria renditet në pozitën e fundit në tabelë pasi në tre ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë, duke pësuar dy humbje, shkruan lajmi.net.
Gjithsesi, ekipi që drejtohej nga Shotani nisi përgatitjet me vonesë për shkak se pronari i mëhershëm dha dorëheqje.
Duket se kryesia ka marrë një vendim të ngutshëm, krahasuar me atë se çfarë bëri Bekim Shotani në të kaluarën me Vushtrrinë dhe duke pasur parasysh se mobilizimi i Vushtrrisë për sezonin e ri nisi shumë vonë.