Infektologu Valbon Krasniqi, në emisonin “Clcik” në RTV21 tha se nuk presin rritje të numrit të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
“Ne jemi në një trend të zvogëlimit të numrit, tani i kemi në klinikë 33 persona nesër mbase do t’i kemi shumë më pak sigurisht për 8 ose 10 më pak do t’i kemi në klinikë”, tha Krasniqi.
Megjitatë ai shtoi se duhet që qytetarët të kenë kujdes pasi që sipas tij jemi ende në kohën e pandemisë.