Fjalë Kyçe

Vetëm dy koalicione janë paraqitur deri më tani në KQZ

Vetëm dy koalicione janë paraqitur deri më tani në KQZ

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani janë paraqitur vetëm dy koalicione për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për KALLXO.com ka bërë të ditur se janë paraqitur dy njoftime për koalicione nga radhët e komuniteteve.

“Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Gradanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka thënë Elezi.Kujtojmë se sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.

Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).