Fjalë Kyçe

Vetëm për 12 orë në Kosovë ka rënë aq shi sa duhej të binte brenda një muaji

Vetëm për 12 orë në Kosovë ka rënë aq shi sa duhej të binte brenda një muaji

Brenda 12 orëve të fundit në vendin tonë ka rënë aq shumë shi, sa duhej të binte brenda një muaji.

Prishtina Weather përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, njofton se brenda këtyre orëve janë regjistruar 55 mm (litër për metër katror) reshje shiu.

“Kjo sasi e të reshurave është e njëjtë pothuajse sa vlera mesatare e të reshurave për muajin qershor në Prishtinë. Vetëm për 12 orë ka rënë sasia e reshjeve për aq sa duhet të bjerë brenda një muaji.”, thuhet në këtë postim.

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather:

Që nga mesnata vendi ynë është përfshirë nga reshje më intenzive shiu. Vende-vende raportohet edhe për vërshime.
Nga mesnata deri në mesditë në stacionin personal në Prishtinë janë regjistruar rreth 55mm (litra për metër katror) reshje shiu. Kjo sasi e të reshurave është e njëjtë pothuajse sa vlera mesatare e të reshurave për muajin qershor në Prishtinë. Vetëm për 12 orë ka rënë sasia e reshjeve për aq sa duhet të bjerë brenda një muaji.

https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/3042435325804200