Fjalë Kyçe

Vetëplagoset i riu në Prizren derisa po luante me armë

Vetëplagoset i riu në Prizren derisa po luante me armë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para në qytetin e Prizrenit.

Një person është vetëplagosur në shtëpinë e tij, në rrugën “Sylejman Vokshi”.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se viktima B.Q, është vetëplagosur aksidentalisht derisa po manovronte me një armë.

Sipas Policisë, i riu momentalisht gjendet në sallën e operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetë.