Fjalë Kyçe

Veteranët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarë e EULEX-it

Veteranët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarë e EULEX-it

Dhjetëra veteranë e kanë bllokuar rrugën “UÇK”, për disa minuta në shenjë revolte për arrestimin e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati.

Ata kanë gjuajtur me shishe pjesëtarët e EULEX-it, derisa këta të fundit kanë hyrë në korridoret e ndërtesës ku gjendet selia e OVL-UÇK-së.

Veterani Adem Bucolli ka thënë se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime.

“Nëse Gucati është kriminel edhe na jemi po ne nuk kemi bërë krime”, tha ai.

Merret vesh se të gjithë kryetarët e degëve të organizatës së veteranëve të UÇK-së, do të nisin së shpejti një mbledhje.