Fjalë Kyçe

Veteranët sot e dorëzojnë kërkesën në Kuvend për ndryshimin e ligjit të Speciales

Veteranët sot e dorëzojnë kërkesën në Kuvend për ndryshimin e ligjit të Speciales

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se sot do të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, thuhet në njoftim.

OVL e UÇK’së në vazhdimësi kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale, derisa kjo nismë e tyre vjen pas zhvillimeve të fundit dhe njoftimit të Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.