82 deputetët që votuan PËR themelimin e Gjykatës Speciale në gushtin e 2015-s janë quajtur të “shkretë” nga ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KTV.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vazhdon ta kundërshtojë këtë gjykatë, derisa zyrtarë të saj kanë bërë të ditur se brenda vitit pritet të intervistohen edhe 100 ushtarë të tjerë nga Specialja.
Sipas saj, drejt Hagës më 4 shkurt do të udhëtojnë personat, të cilët tashmë kanë marrë ftesat.
Përveç 7 prej emrave që tashmë janë të njohur, sipas Gucatit, në mesin e atyre që pritet të intervistohen janë edhe katër luftëtarë të tjerë, porse emrat e tyre nuk ka dashur t’i bëjë publik.
Gucati ka përmendur edhe organizimin e protestave kundër Speciales, por, siç ka thënë, nuk kanë as kundër kujt të protestojnë.
Kjo pasi, sipas tij, vetë vendorët e kanë votuar atë.
Kryetari i OVL-së beson se siç kanë dështuar Gjykatat e tjera, ashtu do të dështojë edhe Specialja ngase lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë.
OVL e UÇK edhe përmes peticionit e kishte kundërshtuar Specialen.