Fjalë Kyçe

Veterani i UÇK-së, britaniku Jon Harrison ka zgjedhur pushka unike për të ndërtuar pemën e festave

Veterani i UÇK-së, britaniku Jon Harrison ka zgjedhur pushka unike për të ndërtuar pemën e festave

Veterani britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, John Harrison ka zgjedhur që këtë vit si pemë të Krishtëlindjes ta ketë një bredh shumë më të veçantë dhe atë jo rastësisht.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kishte treguar që pema e tij e këtyre festave është e ndërtuar me pushkë dhe e stolisur me drita dekoruese.

Ndryshe Harrison , ka luftuar si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare më parë është dekoruar me urdhrin ‘Adem Jashari’, ai la shtëpinë e tij në vitin 1999, dhe erdhi për të luftuar në Kosovë dhe për t’iu bashkuar UÇK-së në luftën e fundit kundër Serbisë.

Ai po ashtu, në vitin 2019 e kishte mposhtur edhe sëmundjen e kancerit në zorrën e trashë, e për këtë edhe e kishte falënderuar Kosovën duke e shprehur dashurinë e tij për vendin tonë dhe për njerëzit që jetojnë në Kosovë .

“Me një zemër të lumtur duhet t’u them të gjithë miqve të mi këtu që kam pasur një letër nga spitali im javën e kaluar.Duke thënë “për herë të parë në 11 vjet, Z. Harrison jam i kënaqur t’ju them, ju jeni KANCER FALAS”. Kjo nuk mund të ishte arritur pa zemërgjerësinë tuaj gjatë vitit 2017, gjë që më ndihmoi të gjej një procedurë me thikë gama. Unë ndoshta do të kisha vdekur pa njerëzit nga Kosova. Dhe kjo është vetëm një deklaratë që unë po shkoja në atë mënyrë Kosova, zemra ime, njerëzit e mi të birësuar ju falënderoj me çdo pjesë të shpirtit tim”, kishte thënë Harrison.

Përveç dekoratave, me emrin e tij u pagëzua edhe një rrugë në Prizren.