Fjalë Kyçe

Veterineria e njohur festonte me miqtë duke u droguar me qetësues kuajsh në fundjavat e dëfrimit

Veterineria e njohur festonte me miqtë duke u droguar me qetësues kuajsh në fundjavat e dëfrimit

Një veterinere e re mund të humbasë liçencën e saj të kujdesit ndaj kafshëve pasi injektonte veten dhe miqtë e saj të zbavitjeve me qetësuesin e kuajve ketaminë, në festat e fundjavave.

Australiania Catherine McGuigan është gjobitur $1000 dhe është pezulluar nga regjistri shtetëror i veterinerëve pasi u shpall fajtore për sjellje jo-profesionale.

Gjykata Administrative dëgjoi të thuhej se ajo kishte përdorur për vete dhe persona të tjere drogat që i lejohej t’ua jepte vetëm kafshëve.

McGuigan punonte në klinikën veterinare Murray në Coolup prej disa vitesh.

Por gjatë marrëdhnies së saj shoqërore me një çift të zonës ata përdornin rregullisht droga si ekstasi dhe kokainë për zbavitje, dhe kur këto nuk u gjendeshin, përdornin qetësuesit e kafshëve që veterinerja kishte në zotërim.

Në gjykatë u tha se zonjusha Mcguigan kishte sjellë në një festë një shishe 100 ml me ketaminë nga makina e saj.

Ajo kishte pyetur shoqen e saj femër se  sa peshonte, për të caktuar dozën e saktë të qetësuesit të fuqishëm, para se ta injektonte te vetja, te shoqja femër dhe shoku i tyre mashkull.

E reja i kishte kërkuar miqve të betoheshin të mos u thoin njeriu pasi mund të humbiste vendin e punës prej përdoriimt të drogave të ndaluara e të rrezikkshme.

Më vonë McGuigan kishte injektuar përsëri vajzën me 20ml diazepam – qetësuesin që përdoret si relaksues muskujsh dhe në përgjithësi për qetësimin e kuajve përcjell tch.

Veterinerja i tha gruas se droga do ta ndihmonte të flinte, madje i sugjeronte se mund ta pinte drejtpërdrejt nga shiringa.

Gjykata vendosi se veprimet e McGuigan konsideroheshin “fatkeqe e të pandershme, për një veterinere deri atëherë me reputacion dhe kompetencë”.

Ketamina është një mjekim i përdorur nga doktorët dhe veterinerët si anestetik, për lirim të përkohshëm nga dhimbja, për qetësim ose amnezi.

Pluhuri i saj i bardhë mund të kapërdihet si tabletë ose përdoret ilegalisht për arritjen e një gjendjeve aluçinante endërrimtare.