Fjalë Kyçe

Vetëvendosje akuzon Komunën se as gjatë 2018-s nuk i rregulloi shkallët në Arbëri

Vetëvendosje akuzon Komunën se as gjatë 2018-s nuk i rregulloi shkallët në Arbëri

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Komunën e Prishtinës për mosrregullimin e shkallëve të Arbërisë.

Në një njoftim për media, kjo parti ka thënë se ishin premtuar 120 ditë punë për rregullimin e shkallëve të Arbërisë nga ana e Komunës së Prishtinës që nga marsi i vitit 2018 kur kanë filluar punimet

“As brenda vitit 2018 nuk u rregulluan shkallët e Arbërisë. Ishin premtuar 120 ditë punë për rregullimin e shkallëve të Arbërisë nga ana e Komunës së Prishtinës që nga marsi i vitit 2018 kur kanë filluar punimet. Por edhe tash që jemi në janar të vitit 2019 shkallët ende nuk kanë përfunduar. Pra më shumë se gjashtë muaj vonesë”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Po ashtu në njoftim se shkallët e Arbërisë janë arterie e rëndësishme për qarkullim të lagjes, dhe për lidhjen e saj me qendrën e qytetit, veçanërisht kur dihet se ato shërbejnë si vazhdimësi e rrugës UÇK, duke e lidhur parkun Arbëria ne Sheshin Adem Jashari.

“Në vitin 2018 Komuna e Prishtinës kishe premtuar fillimin e shumë projekteve në qytet, përfshirë ndërtimin e katër parqeve të reja. Shkallët e Arbërisë janë një nga projektet e rralla kapitale të filluara në fillim të vitit, por që po vonohen për shkak të neglizhimeve nga administrata e Komunës. Në lidhje me këtë projekt, madje është suspenduar edhe njëri mbikëqyrës i punimeve, për shkak se siç është raportuar në media, ka kërkuar përqindje nga kompania punëkryrëse për vlerësim pozitiv në mbikëqyrje. Suspendimi ka ardhur pasi ky rast është bërë publik përmes një video xhirimi në media dhe rrjete sociale”, thuhet tutje.

“Lëvizja Vetëvendosje! fton ekzekutivin e Komunës së Prishtinës që sa më parë të nisin projektet që janë me rëndësi për qytetin, dhe të mos zhagisin ato pak punë që mezi kanë arritur t’i fillojnë. Komuna e Prishtinës po përkeqësohet përditë duke pasur probleme me furnizim me ujë, probleme me parkingje, me trotuara të zaptuara, me mungesë rrugësh, ndotje enorme të ajrit, me trafik të rënduar, pa zgjidhje për trafikun urban dhe shumë probleme tjera që po mblidhen përditë”.