Fjalë Kyçe

Vetëvendosje e krahason Putinin me Millosheviqin, kërkojnë ndëshkimin e Vuçiqit

Vetëvendosje e krahason Putinin me Millosheviqin, kërkojnë ndëshkimin e Vuçiqit

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka krahasuar veprimet dhe deklaratat e ngjashme mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq.

Përmes një deklatare të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, LVV vlerëson se Putin dhe Milloshevqi janë autokratë e kriminelë me ngjashmëri të theksuara.

“Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë.”

“Autokrati Vuçiq që si ministër i shërbeu Millosheviçit, e si president po i shërben Putinit duhet të ndëshkohet edhe për të kaluarën edhe për të tashmen e shërbimit të tij.”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

PutinMillosheviç!

Veprimet dhe deklaratat të ngjashme.

Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë.

Të dy mohues të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Të dy mohues të kombeve që duan paqe e bashkëjetesë njerëzore me fqinjët.

Të dy punuan me presidentin aktual të Serbisë Vuçiq.

Të dy kryen gjenocid.

Të dy mohuan krimet.

Njëri vdiq pa ju shqiptuar dënimi, tjetrit po ja shqipton dënimin e gjithë bota e lirë dhe demokratike.

Autokrati Vuçiq që si ministër i shërbeu Millosheviçit, e si president po i shërben Putinit duhet të ndëshkohet edhe për të kaluarën edhe për të tashmen e shërbimit të tij.