Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të ketë një koalicion mes tyre dhe PDK-së.
Veseli në një intervistë për Reporterin ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar pikërisht atij koalicion për formimin e Qeverisë së re.
“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK-në”, ka thënë Veseli.
Por, Veseli ka bërë të ditur se PDK-ja do të mbetet opozitë dhe do t’i mbetet besnik votuesve të saj ashtu siç ju ka thënë në natën e 6 tetorit, pasi përfundoi procesi zgjedhor.
Veseli ka thënë se Qeveria e re nuk do të votohet nga PDK-ja dhe se do të jenë zë i fuqishëm i qytetarëve nga opozita.