Fjalë Kyçe

Vetëvendosje: Komunat e udhëhequra nga opozita humbën mundësinë për faljen e 100 eurove të tatimit

Vetëvendosje: Komunat e udhëhequra nga opozita humbën mundësinë për faljen e 100 eurove të tatimit

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se komunat që udhëhiqen nga partitë opozitare e kanë humbur mundësinë që t’iu falen nga 100 euro e tatimit në pronë, duke thënë se kjo nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim të qëndrueshëm.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, partia në pushtet ka thënë se bllokimi i kësaj nisme ishte qëllimi i opozitës, duke përmendur se komuna e Kamenicës, Gjilanit, Podujevës, Shtimes përfituan me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë për qytetarët.