Fjalë Kyçe

Vetëvendosje: LDK po synon ta mbajë Thaçin në krye të shtetit edhe për 5 vite

Vetëvendosje: LDK po synon ta mbajë Thaçin në krye të shtetit edhe për 5 vite

Lëvizja Vetëvendosje po akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës se po synon që presidentin Hashim Thaçi ta mbajë në krye të shtetit edhe për pesë vite të ardhshme.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po thotë se kanë informacione se LDK’ja si shpagim për mundësinë e formimit të qeverisë, mund të votojë Thaçin sërish për president.

Haxhiu po thuhet Vetëvendosje po angazhohet që kjo mos të ndodh që Thaçi të ketë edhe një mandat tjetër si President i Kosovës.

“Kam dëgjuar edhe një rrezik që mund të ndodh, që ne do të angazhohemi që kjo mos të ndodh. Presidenti Thaçi të ketë edhe një mandat. Kjo të ishte fatkeqësi e madhe për Kosovën dhe për interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë Haxhiu për Kosova Press.

Ndërsa, analisti politik, Rasim Aliaj thotë se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri do të fillojnë në janar të vitit të ardhshëm, ku thotë se LDK’ja dhe AAK’ja i kanë zbutur qëndrimet rreth një votimi të mundshëm nëse rikandidohet për president Hashim Thaçi.

Aliaj po thotë se kandidatura e presidentit Thaçi lidhet me një marrëveshje politike që mund të bëhet.

“Është e rëndësishme se cilido kandidim i presidentit Thaçi lidhet me një marrëveshje politike që mund të ketë me gjitha subjektet politike, e veçanti me LDK-në…AAK-ja i ka zbutur rreth një votimi të mundshëm në rast të rikandidimit të Thaçit për president. E gjitha ju mbetet marrëveshjeve politike”, thotë Aliaj.

Kujtojmë se Thaçi para pak dite mohoi që të kandidojë sërish për president, ai tha se do të tërhiqet nga politika pas shumë viteve.