Fjalë Kyçe

Vetëvendosje me katër kandidatë për deputetë nga Prizreni

Vetëvendosje me katër kandidatë për deputetë nga Prizreni

Janë zgjedhur edhe kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetevendosja nga Komuna e Prizrenit.

Gazeta Express mëson se Artan Abrashi, Arber Rexhaj, Drita Millaku dhe Yllza Hoti janë kandidatët për deputetë që do të garojnë në listën e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përveç kësaj, VV-ja ka zyrtarizuar edhe kandidatët për deputët që do të garojnë nga Mitrovica, Vushtrria e Theranda.

Nga Mitrovica do të jenë: Armend Muja dhe Arjeta Fejza, nga Vushtrria do të jenë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi, ndërsa nga Theranda do të jetë Sali Zyba.