Fjalë Kyçe

Vetëvendosje paralajmëron ndjekje penale ndaj Valdete Dakës

Vetëvendosje paralajmëron ndjekje penale ndaj Valdete Dakës

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Vetëvendosje nuk është duke u marrë se çfarë do të bëhet me Albin Kurtin por me atë që po bën Valdete Daka.

“Unë mendoj se shumë shpejt ajo çfarë po bënë Daka prej instancave juridike do të shpallet vepër penale. Ajo me hile po ja merr një të drejt Albin Kurtit”, tha Konjufca në “Debat Plus”

Konjufca ka thënë se të gjithë ata që kanë bërë korrupsion në këtë shtet por edhe vepra tjera të dëmshme do të përballen para ligjit.

“Askush të mos mendoj se nëse e ka keqinterpretua Kushtetutën, mundet me gabua pasi janë opinione të ndërlikuara juridike. Jo jo. Kjo është cenim i sigurisë juridike”.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se keqinterpretimi i Kushtetutës është shkelje e rëndë e detyrës në punë.

“Kjo është sikur një polic të vret një njeri të pafajshëm. Edhe eliminimi politik është i tillë”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.