Fjalë Kyçe

Vetëvendosje proteston edhe në Berlin

Vetëvendosje proteston edhe në Berlin

Vetëvendosje përveq në Prishtinë, do të protestojë edhe në Gjermani. Kjo para Samitit të Berlinit ku do të jenë prezentë edhe delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë është bërë e ditur përmes një komunikate për media. “Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet të hënën e ardhshme në Berlin, me 29 prill, do të protestojmë para Zyrës së Kancelares së Gjermanisë kundër pazareve Thaçi-Vuçiq”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit të LVV-së, protesta do të mbahet duke filluar nga ora 18:00.

“Protesta fillon në ora 18:00. Le të dëgjohet edhe zëri i mërgatës! Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjermani”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje.