Fjalë Kyçe

Vetëvendosje po i afrohet PDK-së

Vetëvendosje po i afrohet PDK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se si subjekt do ta pranojnë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo që ne presim është krijimi i të drejtës të formohet një Qeveri e re sepse siç e dimë Kosova është shtet parlamentar dhe parlamenti vendos për Qeverinë”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“Pres që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që do të ketë një Qeveri të re sepse këtë po e duan deputetët – shumica e deputetëve. VV po thotë se pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse është në favor të tyre. VV njëanshëm presin vendim dhe tanimë kanë dalë e thonë që të tjerët po i dinë votat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

“Këta thirren në popull dhe harrojnë që qytetarë janë edhe ata që na kanë votuar edhe neve. Opozita e tashmë ka mjaftueshëm deputetë dhe përqindje shumë më shumë se këta. Popull është ai që na ka votuar edhe neve. Është ofenduese nëse të tjetër nuk i quajmë qytetarë”.

Balaj-Halimaj është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje është duke iu vardisur PDK-së.

“VV po flet sikur të jetë në opozitë. Do të jenë opozitë, besoj shumë. Këta me vetëdëshirë e kanë lëshuar pushtetin sepse nuk kanë qenë në gjendje ta mbajnë. Nisma përkundër ka pasë rritje në këto zgjedhje por që pragu ka qenë si shkaktar i daljes së madhe të qytetarëve në zgjedhje. VV ka bërë ankesë në secilën gjykatë për t’u pranuar votat me helm të Serbisë, vetëm për pak pushtet. As VV nuk ka qenë kjo që është sot. Po i vardisen PDK-së, sikur iu kanë vardisur LDK-së”.