Fjalë Kyçe

Vetizolohen stafi mjekësor që patën kontakte me të vdekurin nga Ferizaj

Vetizolohen stafi mjekësor që patën kontakte me të vdekurin nga Ferizaj

Një 65-vjeçar nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, ka vdekur gjatë ditës së hënë në QKUK, ndërkohë rezultati i analizës për Covid-19 ka dal sot dhe është pozitiv.

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë thënë se janë vetizoluar stafi të cilët kanë pasur kontakt me pacientin një ditë më parë.

“Pacienti ka ndërruar jetë dje në Prishtinë, ndërkohë i është bërë testi i virusit dhe sot ka rezultuar pozitiv. Ne si Spital, sot e kemi marrë këtë konfirmim nga niveli qendror, ndërkaq mjeku, infermieri dhe shoferi i autoambulancës të cilët kanë pasur kontakt me këtë pacient janë vet-izoluar”, ka thënë drejtori i spitalit rajonal në Ferizaj, Jeton Zeqiri për Kohën.

Gjatë ditës së sotme, IKSHPK-ja ka njoftuar për pesë raste të reja me koronavirus, përfshirë edhe atë që vdiq dje, e analizat iu bën sot post-mortem.

Gjithsej të infektuar tashmë janë 170