Fjalë Kyçe

Veton Berisha i bashkohet grupit parlamentar Nisma

Veton Berisha i bashkohet grupit parlamentar Nisma

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, që është kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, i është bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës dhe Aleancës Kosova e Re(AKR).

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj partie në rrjetin social Facebook, ndërsa që nga 6 korriku, kur deputeti Haxhi Shala ishte larguar në drejtim të AAK-së, Nisma-AKR kishin mbetur pa grup.

Nisma, që është pjesë e Qeverisë Hoti, ka kritikuar disa herë punën e kësaj qeverie.