Fjalë Kyçe

Vetura bie në humnerë nga 50 metra lartësi, kjo është gjendja e shoferit

Vetura bie në humnerë nga 50 metra lartësi, kjo është gjendja e shoferit

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën e fshatit Benç, bashkia Tepelenë. Një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në 50 metra lartësi si dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmë mjekësore.

Report Tv raporton se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit ku dyshohet se një ndër to është lagështira në rrugë.