Fjalë Kyçe

Vetura e vjedhur gjendet në Vushtrri, policia jep detajet

Vetura e vjedhur gjendet në Vushtrri, policia jep detajet

Policia e Kosovë e ka gjetur një veturë të vjedhur në qytetin e Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë Avni Zahiti. Sipas tij vetura e vjedhur është gjertur sot në fshatin Prilluzh të kësaj komune, shkruan Gazeta Express.

“Një ditë  më parë, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga një  ankues  ishte raportuar se vetura e tije  e llojit Fiat me targa vendore ishte vjedhur. Që nga raportimi i rastit,  në kërkim të veturës  ishin vënë njësitet e ndryshme policore,  ndërsa sot në orët e mëngjesit njësia policore në fshatin Prilluzhë, në një rrugë lokale të këtij fshati kanë arritur ta gjejnë veturën e vjedhur”, ka thënë ai për Express.

Vetura e gjetur, pas procedurave të nevojshme të ekzaminimit, sipas Zahitit do t’i kthehet pronarit.