Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë-Lipjan.
Viktima u dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që vozitësi është shoqëruar në stacionin policor. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë – Lipjan, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.