Një person është goditur sot nga një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka thënë se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Sipas saj, këmbësori ka ëpsuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti, për Gazetën Alo./Gazeta Alo/