Një këmbësore është goditur nga vetura para pak çastesh në Fushë Kosovë.
Në bazë të fotografive që kanë arritur në redaksinë e lajmi.net, shihet se në vendin e ngjarjes ka arritur auto-ambulanca.
Nuk dihet shkalla e lëndimeve që ka pësuar në këtë rast këmbësorja, teksa policia nuk ka dhënë ende detaje për rastin.