Fjalë Kyçe

Vetura godet një këmbësor në Shakovicë të Podujevës

Vetura godet një këmbësor në Shakovicë të Podujevës

Një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.