Një këmbësore është goditur nga një veturë sot, rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”, afër EULEX-it, në Prishtinë.
Këmbësorja sipas Policisë ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njoftuan nga Policia për sinjalin.