Një person është goditur nga vetura në Kaçanik.
Si pasojë e këtij aksidenti, viktima ka pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënës i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi.
”Ka ndodhur një aksident ku një veturë ka goditur një këmbësor. Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor në Ferizaj. Sipas informatave nuk ka lëndime të rënda. Po ashtu edhe pasagjerët që kanë qenë në veturë janë shqetësuar dhe po kontrollohen nga mjeku. Pas pak pritet të lirohen”– tha Gashi.