Fjalë Kyçe

Vetura godet shtyllën e ndriçimit në Fushë Kosovë

Vetura godet shtyllën e ndriçimit në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Fushë Kosovë. Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila ka goditur një shtyllë ndriçimi.

Rastin për gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Policia rreth orës 16 është lajmëruar për një aksident trafiku në F.Kosovë. E përfshirë është një veturë e cila ka goditur një shtyllë ndriçimi, nuk ka persona të lënduar. Policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.