Fjalë Kyçe

Vetura me hidrogjen, shpejtësia maksimale 335 km/orë

Vetura me hidrogjen, shpejtësia maksimale 335 km/orë

Kompania “Nikola” po bën revolucionin e lëvizjes duke anashkaluar fazën e modeleve të baterive dhe synon që në vend të kësaj të zhvillojë zgjidhjen e qelizave të karburantit me energji hidrogjeni.

Një vizion që dukshëm e shtyu Angelo Kafantaris, bosin e “Hyperion”, të nisë projektin e tij XP-1, të cilin mediat e Amerikës së Veriut e kanë përcaktuar si “një Bugatti me emetime zero”.

Kafantaris ka bërë një marrëveshje me Qendrën e Inovacionit të Energjisë “Tech Belt” dhe ka zhvilluar në sajë të fondeve të konsiderueshme në Kaliforni, një hipermakinë me një linjë të ngjashme me elementë të “Bugatti”-t.

XP-1, lëviz falë qelizave të karburantit me energji nga hidrogjeni, është dizajnuar pjesërisht për të funksionuar si një mjet prototip, transmeton ATSH.

Potenciali i hidrogjenit, në të vërtetë, nënvizohet nga shifrat e komunikuara nga kompania: shpejtësia maksimale prej 355 km/orë, 0-100 km/orë për 2,2 sekonda dhe diapazoni deri në 1 635 kilometra me një serbator të vetëm hidrogjeni.