Fjalë Kyçe

Vetura përplas biçiklistin, dërgohet në emergjencë

Vetura përplas biçiklistin, dërgohet në emergjencë

Sot rreth orës 17:00, në rrugën Zahir Pajaziti tek semaforët, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçikletë.

Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit menjëherë pas aksidentit janë dërguar në Qendrën Emergjente për mjekim.