Fjalë Kyçe

Veturat e EULEX-it drejt aeroportit, dyshohet se Nasim Haradinaj niset për në Hagë

Veturat e EULEX-it drejt aeroportit, dyshohet se Nasim Haradinaj niset për në Hagë

Disa automjete të EULEX-it dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur nga selia e EULEX-it për në aeroport.

Por, nuk dihen saktë nëse brenda tyre ka qenë edhe i arrestuari i djeshëm Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL UÇK-së, njofton Klan Kosova.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, në një prononcim për klankosova.tv ka thënë se nuk ka mundur të kontaktojë më të që nga nata e mbrëmshme kur Haradinaj e kishte telefonuar avokatin e tij dhe i ka thënë se po e nisin për në Hagë.