Një burrë i moshës 46-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në Hajvali.
Rastin për Gazetën Periskopi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se në bazë të informacioneve të para, viktima është vetvarur në garazhën e tij.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare it në Hajvali.
Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen që rasti të zbardhet sa më shpejt.
“Rreth orës 11:00, është marrë informata për një person pa shenja jete. Mbështetur në informacionet e para, janë ngritur dyshimet që viktima një mashkull 46-vjeçar, të jetë varur në garazhin e shtëpisë së tij”, ka thënë Borovci.