Një person është gjetur pa shenja jetë në një ndërtesë në Pejë.
Viktima (emër i njohur për redaksinë) është i moshës rreth 60 vjeç dhe dyshohet se është varur me litar.
Lajmin për vetvrasjen e këtij personi e ka konfirmuar edhe Policia.
“Në tarracën e ish-motelit “Dardania” në Pejë, dyshohet se është një person i vetëvarur. Rastit në vendin e ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitë kompetente policore. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit” thuhet në njoftimin e Policisë.