Fjalë Kyçe

Vidal refuzon ofertë të madhe nga Kina për Interin

Vidal refuzon ofertë të madhe nga Kina për Interin

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal thuhet se dëshiron transferimin te Interi në afatin e janarit.
Vidal u transferua nga Bayerni te Barcelona para dy sezonesh, por ka dështuar të zë një vend titullari.

Situata si zëvendësues nuk po i pëlqen aspak kilianit dhe ai po mendon largimin nga Camp Nou në afatin dimëror.
Klubet kineze, në veçanti Shanghai SIPG ka bërë gati ofertën për Vidalin, por lojtari e ka refuzuar këtë mundësi.

Sipas mediumit italian InterNews, ylli i Barcelonës është i gatshëm të heqë dorë nga kjo ofertë fitimprurëse për mundësinë për të luajtur për Interin.
Kiliani është i interesuar të punojë përsëri me Antonio Conten, ish-trajnerin e tij te Juventusi.