Fjalë Kyçe

Vidal tregon se kur do të vendosë për të ardhmen

Vidal tregon se kur do të vendosë për të ardhmen

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka mbërritur në Kili aty ku do të kalojë pushimet e festave të fundvitit.

Menjëherë sapo ka shkelur tokën kiliane është pyetur rreth të ardhmes së tij, një temë kjo që si duket nuk e shqetëson shumë atë personalisht.

Interi e kërkon me patjetër mesfushorin që ta ketë në radhët e tij për fazën e dytë të kampionatit dhe garën për titull kampioni.

“Këtë çështje ia kam lënë një personi tjetër”, tha Vidal duke nënkuptuar për menaxherin e tij. “Nuk shqetësohem fare, aq më tepër në këtë periudhë fetash. Unë jam i qetë dhe i lumtur te Barcelona, kur të kthehem, të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Lajmi i mirë për Antonio Conte është dëshira e lojtarit që të qëndrojë në Evropë