Fjalë Kyçe

VIDEO/ Momenti kur dhia “vjedh” dokumente nga zyrat e qeverisë

VIDEO/ Momenti kur dhia “vjedh” dokumente nga zyrat e qeverisë

Një dhi hyri në një zyrë qeveritare në Indi dhe u largua me një dosje plot me letra.

Videoja e filmuar jashtë zyrës së Sekretarit të Panchayat në Chaubepur, tregon një punonjës që ndjek dhinë ndërsa ajo mban dosjen me letra në gojë.

Dëshmitarët thanë se dhia kishte hyrë në ndërtesë ndërsa punonjësit po punonin jashtë dhe u largua me letra nga një zyrë ku ruhen dokumentet në lidhje me projektet e zhvillimit të fshatit.

Në fund, punonjësit gjetën shumicën e letrave, por disa ishin përtypur./abcnews.al