Fjalë Kyçe

Momenti kur Ronaldo tmerron policin kinez (VIDEO)!

Momenti kur Ronaldo tmerron policin kinez (VIDEO)!

Lojtarët e Juventusit kanë zbritur në fushën e “Nanjing Olympic Sports Center” aty të mërkurën në mesditë do të përballen me Interin për International Champions Cup.

Për një moment, një alarm u pa tek rojet e sigurisë, që po mundoheshin të ndalnin një tifoz që kishte hyrë në fushë.

Pikërisht në këtë moment është Cristiano Ronaldo që mundohet t’i japë një dozë humori situatës. Ylli portugez shkon dhe i kërcen mbi sup një polici kinez, i cili ishte i përqendruar tek tifozi dhe për momentin u tremb dhe u duk i inatosur me sulmuesin dhe thjesht eci tutje duke mos i kushtuar rëndësi atij veprimi, ndërsa lojtarët shpërthyen në të qeshura.