Gazetari Erjon Skëndaj raporton nga Thumana se ekipet e shpëtimit sapo kanë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e viktimave në 20.

Gazetari Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb edhe pamjet e para, që tregojnë momentin e nxjerrjes së trupave të pajetë nga rrënojat, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, përkatësisht nënë e bir.